Të fundit

Michael Roth pro heqjes së dinarit në Kosovë: Edhe ne paguajmë me euro

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e dinarit serb, ku nga data 1 shkurt çdo pagesë do të bëhet vetëm me euro.

Roth ka shkruar në rrjetin social X, se fakti që Kosova ka hequr dinarin mund të shqetësojë disa njerëz, duke nënkuptuar Serbinë, por ai shton se madje edhe në Gjermani pagesën e bëjnë me euro.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo funte”, ka shkruar Roth.

Reagim i Roth vjen ndaj Ambasadës së Serbisë në Gjermani, e cila kishte shkruar se Kosova ka ndërmarrë hap të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarit, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të padurueshme.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci