Akil Gjakova e ka mbyllur me festë një ditë të gjatë e të mbushur me duele. Të shtunën, xhudisti kosovar e fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris.
Akili garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa i fitoi 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.
Në një atmosferë madhështore, para më shumë se 15 mijë shikuesve, Akili për medalje të bronztë e mposhti xhudistin e Taxhikistanit, Behruzi Khojazoda, që ishte bartësi i gjashtë.
Të dielën në Grand Slamin e Parisit garojnë Loriana Kuka e Shpati Zekaj.
Tashmë Kosova i ka dy medalje në Paris. Të premten, Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë.