Të fundit

Vrau të renë shqiptare në Itali, burg përjetë për autorin

Drejtësia italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow me origjinë nga Guinea, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe, natën mes 5 dhe 6 majit 2023.

Sipas mediave italiane, autori është i detyruar nga Gjykata të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro.

27-vjeçari, emigrant në Itali punonte si  si pjatalarës në të njëjtin restorant ku punonte shqiptarja.  Mes të dyve nisi një histori romantike, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës.

27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik. Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë dhe më pas autori telefonoi policinë: “Kam vrarë një grua, ejani më merrni”.

Ditën kur e vrau autori thotë se kishin lënë të takoheshin për të sqaruar mosmarrëveshjet por situate u agruavua derisa nxori armën gjysmë automatik të kalibrit 22 nga makina, duke e lënë të vdekur në vend 29-vjeçaren shqiptare.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci