Të fundit

​Papa thotë se antisemitizmi është “mëkat kundër Zotit”

Të gjitha manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit janë një mëkat kundër Zotit, sipas Papës Françesku cituar nga e përditshmja e Vatikanit L’Osservatore Romano të shtunën.

Në një letër drejtuar “vëllezërve dhe motrave hebrenje të Izraelit” raportohet se Papa ka thënë: “Rruga që Kisha ka filluar me ju, populli i lashtë i Besëlidhjes, refuzon të gjitha format e antijudaizmit dhe antisemitizmit, duke dënuar pa mëdyshje manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat ndaj Zotit”.

L’Osservatore Romano raporton se letra e Papës iu dërgua teologut Karma Ben Johanan, një nga promovuesit e një apeli drejtuar Papës, i nënshkruar nga rreth 400 rabinë dhe studiues për konsolidimin e miqësisë hebrenjo-krishtere pas sulmeve brutale të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit që ndezi luftën në Gaza. /ANSA

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci