Të fundit

40 mijë tifozë në stadium për të parë në stërvitje Messin

Pas humbjes ndaj Al Hilal dhe Al Nassr (pa Cristiano Ronaldon në fushë), Inter Miami vazhdoi turneun parasezonal në Azi në Hong Kong. Stadiumi kombëtar i vendit u mbush me 40 mijë njerëz këtë të shtunë për të parë… një seancë stërvitore të skuadrës së Amerikës së Veriut, ku luan tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Argjentinasi ishte pa dyshim në fokus të tifozëve të pranishëm në stadium, të cilët shfaqën fanella të shumta të Messit nga Inter Miami dhe kombëtarja e Argjentinës.

Inter Miami do të përballet me ekipin e Hong Kongut të dielën, më 4 shkurt dhe euforia e krijuar rreth Messit ishte më se e dukshme.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci