Të fundit

Gërvalla takon ambasadorin francez në Kosovë, në fokus Këshilli i Evropës dhe Frankofonia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim të shtunën me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi i statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ishin temat e takimit.

“Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Guerot rreth angazhimeve të qeverisë së Kosovës në procesin që po kalon Kosova, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në fund të takimit, Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Guerot për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke vlerësuar se Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francën si në kulturë, shkencë, sport ashtu edhe në fusha të tjera.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci