Të fundit

Hovenier i shqetësuar me veprimet e qeverisë, zbulon se policia ka kryer sot një aksion për kapjen e dinarëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka thënë se është i shqetësuar për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës karshi serbëve të Kosovës.

Përmes një deklarate për media, Hovenier ka përmendur operacionin për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë.

Ai tha se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione ndëretnike të panevojshme.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit.

Hovenier tha tutje se është i shqetësuar edhe për sekuestrimin e një automjeti me dinar serb që po vinin në Kosovë nga Serbia.

“Ne jemi të shqetësuar edhe nga aksionet e Policisë së Kosovës për të sekuestruar dinarin serb dhe automjetin që transporton për të shpërndarë pagesën e përfitimeve sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, thuhet tutje në reagimin e Hovenier.

Reagimi i plotë:

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci