Të fundit

​Hovenier: SHBA e shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës, po rrisin tensionet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA) Jeffrey Hovenier ka theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë”, ka deklaruar Hovenier.

Më tej ambasadori amerikan Hovenier ka spikatuar edhe operacionet e Policisë së Kosovës të kryera në disa komuna të Kosovës të cilat sipas tij po nxisin tensione të panevojshme.

“Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë si dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria e ShBA është e shqetësuar për veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që transportonte mjetet për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia.

“Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, ka vijuar ai.

Tutje ai ka theksuar se “është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të promovojë vizionin e parashtruar në themelimin e saj dhe të sanksionuar në Deklaratën e saj të Pavarësisë dhe Kushtetutën: një nga një demokraci plotësisht multietnike që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Në fund, Hovenier ka bërë thirrje që Kosova ta shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së derisa popullata të njoftohet se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre.

“Ne gjithashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”, ka përfunduar ambasadori amerikan Hovenier.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci