Të fundit

Nuk lejoi gruan dhe fëmijët të futen në shtëpi, arrestohet një person në Mitrovicë

Është arrestuar një burrë në Mitrovicën e Jugut, pasi gruaja e tij ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ai ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët të hyjnë brenda.

I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci