Të fundit

BE reagon për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia: Kosova t’i shmang veprimet e njëanshme

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimin e madh për operacionet e Policisë Speciale të kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.

“Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komuniteteve serbe të Kosovës, meqë kjo do e kufizoj qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga zëdhënësi i BE-së, e cila u publikua të dielën në mëngjes.

Ky reagim i Brukselit vie pasi që gjatë kësaj jave janë mbyllur zyrat e komunave paralele serbe: në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë si dhe objektet e Organizatës Jo Qeveritare ‘Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë’.

Në komunikatën e Bashkimit Evropian precizohet se statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun mes Kosovës e Serbisë e në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, porositet nëpërmjet të kësaj komunikate.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci