Të fundit

Reagimi i ShBA-së për mbylljen e komunave paralele serbe, Kajtazi për opoziten: Si mund të heshtni, mjerana

Gazetari Vehbi Kajtazi përmes një postimi në facebook ka reaguar pas qëndrimit të ShBA-së për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia.

Kajtazi në postimin e tij ka shkruar se opozita nuk mund të hesht kur e sheh se si Kosova po humb aleatin kryesor që na solli lirinë dhe pavarësinë.

Ai ka shtuar se kjo opozitë që pret Amerikën të rrëzojë Kurtin dhe që pret pushtetin që t’i servojet në pjatë, nuk e meriton mbështetjen.

“Cka na duhet nje opozite kur pret Ameriken qe ta rrezoje Kurtin nga pushteti? Cka na duhet nje opozite kur pret qe Kurti te humbe mbeshtetjen prej gabimeve te tij? Nje opozite qe pret pushtetin qe ti servohet ne pjate, nuk meriton mbeshtetje e as ardhje ne pushtet”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se nëse Kurti po i shkakton kaq shumë dëme vendit, këtu është bashkëkryese edhe opozita, duke i quajtur mjerana këta të fundit.

 

 

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci