Të fundit

Pas raportimit të Paparacit, presidenca përmirëson biografinë e Jakup Krasniqit

Presidenca e Kosovës është vënë në lëvizje për ta rregulluar biografinë e Jakup Krasniqit si ish-ushtrues detyre i presidentit, pasi në webfaqen e këtij institucioni është prezantuar si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Paparaci gjatë ditës së diel raportoi për këtë veprim skandaloz, e që menjëherë pas raportimit tonë, është intervenuar në biografinë e Krasniqit dhe është fshirë ajo pjesë.

Siç ka raportuar Paparaci, në paragrafin e tretë të biografisë së Jakup Krasniqit si ish-ushtrues detyre i presidentit, kabineti i Vjosa Osmanit është kujdesur që Jakup Krasniqin ta paraqes si një të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u arrestuan në fund të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte.

Gjatë kohës së luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Skandaloze: Biografia e Jakup Krasniqit – Presidenca e prezanton si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci