Të fundit

Prezantimi skandaloz i presidencës për Jakup Krasniqin, reagon ashpër nipi i tij

Arian Krasniqi – nip i Jakup Krasniqit ka reaguar ndaj Presidecës së Kosovës për prezantimin skandaloz që i bënë Krasniqit.

Ai thotë se “në nentor te vitit 2020 nuk u arrestua Jakup Krasniqi per krime lufte kunder njerezimit sic zyra e Presidences paska shkruar, por nje monstrum “drejtesie” qe per qellim ka ndeshkimin selektiv te shqiptareve e arrestoi mbi mashtrimet dhe investimin e gjate kunder luftes tone nga Serbise dhe Rusia, e jo duke qene si drejtesi universale qe eshte standard ne mbare boten demokratike”.

Reagimi i plotë:

Fatbardhesisht as “barbie” e vetshpallur si e tille, e askush tjeter nuk mund ta zhbej historine tone te lavdishme, e as te nxjerr aktgjykime denuese sic ua don mendja e shpirti i tyre i prishur, se njemend ata UÇK’ne do e shpallnin si NPK. Emri i Jakup Krasniqit dhe shokeve te tij do te jene emrues i pakontestueshem i lirise dhe pavaresise sone. Do te jete historia me kulmore e popullit tone.

Lavdia, krenaria dhe historia do t’iu shkoj mbrapa heronjeve tone te kohes, e ju do te mbeteni turpi i vendit tone.

Per krimet e supozuara te luftes, te cilat kane bazament propagandat e sponsorizuara nga armiqt tone te perbetuar, per reference do t’u mbajne juve qe cdo here u kunderpozicionuat ne koherat me vendimtare per interesin e vendin dhe kombit tone.

Ne nentor te vitit 2020 nuk u arrestua Jakup Krasniqi per krime lufte kunder njerezimit sic zyra e Presidences paska shkruar, por nje monstrum “drejtesie” qe per qellim ka ndeshkimin selektiv te shqiptareve e arrestoi mbi mashtrimet dhe investimin e gjate kunder luftes tone nga Serbise dhe Rusia, e jo duke qene si drejtesi universale qe eshte standard ne mbare boten demokratike.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci