Të fundit

Haradinaj: AAK është adresë serioze, po rritet kudo në Evropë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar bashkatdhetarë në Strasburg me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet politike në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Aleanca po zgjerohet dhe rritet kudo në Evropë.

“Në Strasburg mes miqve e kolegëve të Aleancës që në kohë të vështira por edhe sot po e vërtetojnë dashurinë për vendin dhe angazhimin e tyre kombëtar. U ndjeva mirë të kuptoj se tanimë një ekip tash edhe më i zgjeruar po punon në forcimin dhe shtrirjen e Aleancës në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK është bërë adresë serioze.

“Bashkebisedimi me ta ishte i hapur. Diskutimi dhe pyetjet për gjendjen në Kosovë reflektonin brengosje por edhe vullent për punë e mobilizim. Më erdhi mirë që konsolidimi i Aleancës po ndodh më shumë se kurrë dhe se për vëllezërit e motrat tona bo bëhemi adresë serioze”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka treguar se nesër do të jetë në një ngjarje të rëndësishme.

“Nesër do të jem në një ngjarje me rëndësi ku do të nderohet Presidenti Ibrahim Rugova, bashkëpunëtori im i hershëm me të cilin i dhamë drejtim vendit drejt pavarësisë”, kq përfunduar ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci