Të fundit

Abrashi u përgjigjet SHBA-së e BE-së: Kosova po e merr veten, kjo duhet t’i gëzoj miqtë tanë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve që nuk janë të kënaqur me veprimet e Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe mbylljen e disa komunave paralele.

Abrashi ka thënë se Kosova ka filluar ta marrë veten. Sipas tij këto zhvillime pozitive duhet të gëzojnë miqtë e Kosovës.

“Mbyllet një qendër e spiunazhit në Prishtinë. 7 komuna ilegale u mbyllën për 7 ditë. U shpërndanë 20.000 fatura të rrymës në veri pas 20 viteve. Ndalohet dinari, Euro mbetet valuta e vetme e këmbimit në Kosovë. Më në fund Kosova po e merr veten. Kjo duhet t’i gëzoj miqtë tanë”, ka shkruar deputeti i LVV-së në platformën X.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci