Të fundit

Arrestimi i futbollistit Solomon, reagon Dukagjini: Nuk është e vërtetë që policia e mori gjatë ndeshjes

KF Dukagjini ka reaguar përmes një postimi, duke mohuar raportimet se futbollisti i tyre, Theophilus Solomon është arrestuar gjatë ndeshjes së Kupës.

Sic bën me dije klubi, Solomon është arrestuar pas ndeshjes me Dinamon, e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Kosovës.

“Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fus në lojë, nuk është e vërtet”, shkruhet në postimin e klubit

Reagimi i plotë:

“Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fus në lojë, nuk është e vërtet.
E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja.
Në raportimin gazetaresk, primare është verifikimi i lajmit gjë të cilën këto media dhe portale nuk e kanë bërë.
KF Dukagjini këtë çështje e ka lënë në dorë të autoriteteve përgjegjëse.
Zyra për informim”, shkruhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci