Një aksident trafiku ka ndodhur në Kijevë sot rreth orës 18:30 ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
“Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.