Të fundit

Haradinaj takon Mesiq: Rrugëtimi i Kroacisë drejt BE-së dhe NATO-s, shembull që duhet ta ndjek Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Haradinaj ka thënë se Mesiq ishte krah Kosovës në të gjitha etapat. 

“Pata kënaqësinë të ndajmë bashkë momente të këndshme me ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Mesiq dhe miq tjerë. Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90-ta deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit tonë drejt pavarësisë”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka thënë se rrugëtimi i Kroacisë drejt BE-së fhe NATO-s, është shembull për Kosovën.

“Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull të cilin duhet ta ndjek Kosova në agjendën e saj euro-atlantike”, është shprehur Haradinaj.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci