Të fundit

Zubin Potoku mbushet me fotografi të Radoiçiqit dhe mbishkrime armiqësore

Rastet e nxitjes së përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve të ndryshme, duke përfshirë ato racore, fetare, etnike e të tjera nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur të dielën në Zubin Potok, Policia ka nisur hetimet.

Në disa objekte në këtë qytet janë hasur fotografi të terroristit Millan Radoiçiq, që janë shoqëruar me mbishkrime të ndryshme.

Posa Policia ka zbuluar se e njëjta fotografi bashkë me mbishkrimet ndodhen në disa lokacione, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Persona akoma të paidentifikuar, kanë lënë mbishkrime si “Ktheu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë” e të tjera, që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitje të përçarjes.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci