Të fundit

Ballkani pasurohet edhe më shumë, i vjen një ofertë gati gjysmë milionëshe për Gripshin

Nazmi Gripshi mund ta bëjë hapin e madh në karrierë brenda kësaj jave për të luajtur në një kampionat më të fortë se sa i Kosovës.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në këto tre vite e gjysmë te kampioni në fuqi i Kosovës dhe është në shënjestër të skuadrës së njohur polake Cracovia që po kërkon transferimin e tij.

SuperSport mëson se klubi polak ka bërë një ofertë prej 400 mijë eurosh për fantazistin e Ballkanit, Nazmi Gripshi.

Palët janë duke negociuar detajet, teksa gjasat janë që marrëveshja të mbyllet me sukses brenda 48 orëve të ardhshme, me Gripshin është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm të karrierës.

Fantazisti 26-vjeçar është rritur te Teuta dhe pas tre sezoneve te Skënderbeu, u bë pjesë e Ballkanit në vitin 2020, ku prej thuajse 4 vitesh vijon të jetë një titullar i padiskutueshëm i formacionit të Ilir Dajës.

Kampionët e Kosovës janë bërë një ‘market’ i preferuar për klubet polake, teksa pak ditë më parë ishte Legia e Varshavës që e mori në huazim me të drejtë blerje prej 400 mijë euro Qëndrim Zybën.

Nëse transferimi i Gripshit mbyllet me sukses, atëherë mesfushori do të ketë shok skuadre qendërmbrojtësin shqiptar Eneo Bitri, i cili u transferua te Cracovia pak ditë më parë nga Valerenga.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci