Të fundit

Deputeti Muja i reagon BE-së për çështjen e dinarit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas deklaratave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, se Kosova po ndërmerr masa të njëanshme, sa i përket çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele.

Muja thotë se BE bën këto cilësime për Kosovën, kurse për Serbinë nuk ndërmarrin asnjë masë, transmeton Telegrafi.

“Si mundet që mbyllja e komunave/strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njëanshme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë? Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm”, deklaroi ai.

Tutje, Muja thotë se “Askush nuk po i hedh benzinë zjarrit. Por disa deklarata të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë”.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci