Të fundit

Gërvalla në Romë, merr pjesë në takimin Ministror rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot do të marrë pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që do të mbahet në Romë.

Nën udhëheqjen e Tajanit do të mbahen dy sesione ku temë kyçe do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe kontributi i sektorit privat në këtë proces, perspektiva e bizneseve italiane.

Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja Gërvalla do të paraqes perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE, progresin e arritur në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, plotësimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në fushën e sigurisë.

Në vazhdën e Ministerialit WB6 në Romë, Gervalla do të takojë homologun e saj për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore të Italisë.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci