Të fundit

Stano: Jemi të shqetësuar për vendimin e BQK-së dhe operacioneve policore

“Janë të paktën dy shembuj të aktiviteteve që shkaktojnë shqetësim në rritje në BE. Njëri është vendimi i BQK-së dhe tjetri janë operacionet policore kundër disa subjekteve serbe në veri të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

“Këto hapa janë shqetësues, sepse nuk kontribuojnë në qetësimin e situatës në terren, zakonisht nuk janë të koordinuar, zakonisht janë të njëanshëm, pa nivelin e nevojshëm të konsultimit paraprak, qëllimi i të cilave do të ishte parandalimi i ndikimit negativ në njerëz në terren”, ka thënë Stano, transmeton Paparaci.

Pra, ka shtuar ai, BE-ja ka reaguar për të dyja gjërat dhe ka publikuar disa kumtesa për këtë temë.

“Sigurisht që është shqetësuese kur sheh se sekuencat e aktiviteteve të njëanshme mund të çojnë në diçka që ne nuk duam ta shohim, dhe kjo është përkeqësimi i situatës në terren. Sepse një gjë është e sigurt, kjo nuk kontribuon në qetësimin e situatës në terren dhe nuk i ndihmon njerëzit të ndihen më mirë, por përkundrazi”, ka pretenduar ai.

“Prandaj është me rëndësi kthimi në dialog nën mbikëqyrjen e BE-së dhe angazhimi serioz në të”, ka shtuar Stano.

“Puna në këtë vazhdon çdo ditë. Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak po punon me partnerët në rajon dhe në BE, si dhe në komunitetin e gjerë ndërkombëtar, për të ndihmuar të dyja palët që të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ai./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci