Të fundit

Romanca mes Ilnisës dhe Meritonit, vëllai i gazetares rrëfen si e priti familja

Vëllai i banores së ‘Big Brother Vip Albania’, Ilnisa Agollit, Kevin, ka folur në lidhje me lojën e motrës së tij brenda shtëpisë dhe raportin që ajo ka krijuar me një nga banorët e shtëpisë, Meriton Mjekiqin.

I ftuar në emisionin ‘Mos i bjer me top’, ai tha se situata është komplekse, teksa shtoi se të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit.

“Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri-tjetrin, mbeten për t’u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre”, tha ai.

I pyetuar se a e ka parë puthjen e parë të tyre, ai tha se nuk e kishte parë një veprim të tillë mes tyre.

“E ke parë ti puthjen, se unë nuk e kam parë. Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre është që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe po e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon”, tha ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci