Të fundit

Rregullorja e BQK-së, Rama: E pamohueshme e drejta e Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e vet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar sot lidhur me reagimet ndaj hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Banjskës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros në pagesa.

Në një postim në rrjetin social “X” kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.

Kryeministri Rama kërkoi që pas sulmit të ndodhur në Banjskë, të mbahet ekuilibri.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe një sens ekuilibri”, ka shkruar Rama.

Rregullorja e BQK-së- që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt parashikon që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Një gjë e tillë ka sjellë reagime pasi serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

BE dhe ShA kanë kërkuar shtyrjen e Rregullores për t’u dhënë kohë të mjaftueshme serbëve të përshtaten me të.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur edhe sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci