Të fundit

Lumbardhi flet për herë të parë pas fitores në Big Brother Vip Kosova

Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’ Lumbardh Salihu ka folur për herë të parë pas fitores së këtij edicioni.

I ftuar në emisionin “Ora shtatë”, ai ka folur për lojën e tij në këtë spektakël ku gjithashtu ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Kaderin, me të cilën krijuan lidhjen e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit të shtëpi.

”I kam pranuar sfidat e jetës dhe e tillë ishte edhe ‘Big Brother’. I kam respektuar edhe detyrat që ka caktuar ‘Vëllai i Madh’. E kam patur inatin në lojë, më pëlqen t’i shijoj sfidat në maksimum. Unë e kam marrë parasysh që publiku mund të mos e pëlqente lidhjen time me Kaderin brenda, pasi aty vëzhgohet çdo lëvizje, çdo gjë dhe nuk është etike të krijosh një lidhje në një format televiziv. Edhe një keqkuptim i vogël, bëhet shumë i madh. Unë dhe Kaderi, kemi biseduar të qetë dhe dashuria na ka mbajtur njejtë. E kemi gjetur vërtetë njëri-tjetrin. Është një vajzë fantastike, me një zemër shumë të mirë dhe shumë e kujdesshme. Ka treguar respekt dhe jam shumë krenar që e kam Kaderin të dashur”, ka thënë ai.

Tutja ai është shprehur edhe për njërën ndër banoret me të cilën kanë debatuar më së shumti, Edonen.

“Me Edonën prej ditës së parë i kam thënë, e di çfarë jete ke patur je paragjykuar, por është momenti të tregosh veten dhe karakterin. Ka luajtur një rol shumë të mirë e na ka kënaqur me personalitetin e saj. Sa më të komplikuara janë karakteret aq më shumë të zgjohet kurioziteti t’i njohësh. Në shtëpi kemi qenë si familje sepse në jetën e përditshme koha nuk të premton për të njohur dikë aq mirë sa në ‘Big Brother’, çoheshim bashkë, hanim bashkë, çdo gjë e përjetonim bashkë”, ka shtuar Lumbardhi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci