Të fundit

Lajçak: Jam duke i ndjekur nga afër zhvillimet e BQK-së për dinarin, kjo ndikon tek komuniteti serb

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet e fundit për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për mos përdorimin e valutave të tjera monetare në territorin e vendit, pos “euro”-s.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kjo rregullore ka ndikim në komunitetin serb në Kosovë.

“Unë po i ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimet me para të gatshme, veçanërisht që ndikon tek komunitetet serbe që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Lajçak.

Ndër tjera, Lajçak ka bërë të ditur se është duke punuar vazhdimisht me ekipin e tij për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prej përfundimit të vizitës dhe takimeve të tij që i pati në Prishtinë dhe Beograd.

“Kjo javë fillon e ngarkuar për mua pasi unë dhe ekipi im po ndjekim gjërat nga vizita ime, duke u fokusuar më afër me dinamikën aktuale të procesit të normalizimit”, ka thënë Lajçak

I dërguari i BE-së ka përmendur edhe takimet që ka zhvilluar me liderët e të dyja shteteve.

” Duke filluar nga Beogradi, u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Në vazhdim të udhëtimit tim në Kosovë, u takova me presidenten Vjosa Osmani për ta informuar për dialogun, si dhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Natyrisht, kemi diskutuar për dialogun dhe kemi folur edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka thënë Lajçak.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci