Të fundit

Grabitja në “MoneyGram”, policia thotë se u vodhën para nën kërcënim të armës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen në një pikë të “MoneyGram” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Paparacin thotë se dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash.
Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Ahmeti.

 

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci