Të fundit

Serbia ul buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ka ulur për mbi 1 milion dinarë buxhetin për këtë Këshill për vitin 2024.

“Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë. Buxheti për institucionin tonë do duhej të rritej për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kjo jo që nuk u mor parasysh, përkundrazi e ulën buxhetin”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

Kjo sipas tij e vështirëson jashtëzakonisht shumë funksionimin e KKSH-së.

Ai ka thënë se për këtë i kanë njoftuar ndërkombëtarët.

“As ky kërcënim nuk do të na zmbraps nga puna, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky!”, ka shkruar Lutfiu.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci