Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kohët e fundit janë komentuar mjaft shumë në mediat rozë sa i përket jetës së tyre private.
Para pak kohësh ata janë aluduar për krisje të marrëdhënies së tyre madje dhe se Xhensila ishte larguar nga shtëpia mirëpo këto aludime i kishte mohuar Besi.
Ndërkohë, ata tani sërish janë në qendër të mediave rozë rreth ndarjes së tyre, ata tani nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo është një shenjë që tregon se marrëdhënia e tyre është në krizë.
Se ka një krizë mes çiftit e ka vërtetuar edhe miku i tyre i përbashkët, Andi Murra i cili përmes një Instastory u ka bërë thirrje që ta kalojnë këtë krizë mes tyre.