Të fundit

Kupa e Italisë, përcaktohen data dhe oraret e raundit gjysmëfinal

Kupa e Italisë është tashmë në fazën më të nxehtë teksa do të luhen gjysmëfinalet. Fiorentina-Atalanta dhe Juventus-Lazio janë dy çiftet që do të nxjerrin edhe finalistët e këtij edicioni.

Së fundmi, janë bërë zyrtare datat dhe oraret e të dyja ndeshjeve.

Kështu, siparin e gjysmëfinaleve do ta ngrejë ndeshja mes Juventus dhe Lazio në Allianz Stadium më datë dy prill në orën 21:00 ndërsa një ditë më pas, në Artemio Franchi, Fiorentina do të presë Atalantën po në orën 21:00.

Sa i takon ndeshjeve të kthimit, ato do të zhvillohen në 23 dhe 24 prill. Fillimisht në Olimpico, Lazio do të presë Juventusin ndërsa më datë 24 në Gewiss Stadium, Atalanta do të presë Fiorentinën. Të dyja ndeshjet e kthimit, ashtu si edhe ato të vajtjes do të luhen në orën 21:00. Finalja e madhe është përcaktuar të zhvillohet në Olimpico më datë 15 maj./ Supersport

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci