Të fundit

Konjufca takoi Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Nacionale në Estoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Nacionale të Kuvendit të Estonisë, Kalev Stoicescu, më të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e sigurisë në të dy vendet respektive dhe në të gjithë kontinentin.

Sipas një komunikate për medie të Kuvendit të Kosovës, Konjufca e njohu kryetarin Stoicescu për përparimin e institucioneve tona të sigurisë në raport me rreziqet hibride ruse, por edhe qasjen agresive të shteti serb karshi sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit kërkoi nga z.Stoicescu mbështetje sa i përket avancimit të kuadrit legjislativ në fushën e mbrojtjes, duke ditur se kontekstet e sigurisë po ndryshojnë në mënyrë kaq të shpejtë.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët lidhur me perspektivën e qartë të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci