Gazetari Vehbi Kajtazi duke komentuar kufizimet financiare të Kosovës ndaj mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, kërkon llogaridhënie nga shteti i Kosovës, njëherit duke thënë se po bëhet palë në anën e prokurorisë.
Kajtazi thekson se Kosova duhet të jap përgjegjësi që mbrojtja për të akuzuarit në Hagë të jetë profesionale, pasi “vet Kosova i ka çu atje”.
Tutje, ai ngre dyshime se mospagesa për avokatët e Thaçit është e qëllimshme në mënyrë që ish-presidenti të dënohet.
“Unë besoj qe është e qëllimshme. Unë besoj, jam i bindur se shteti i Kosovës bën çmos që mbrojtja e nevojshme në Hagë kundër Thaçit, të mos jetë e duhur dhe ai person të dënohet për akuza të cilat i ngarkohen. Dhe koha do ta dëshmojë një gjë të tillë”, tha Kajtazi në Rubikon.
Më poshtë pjesë nga fjala e Kajtazit:
“Kam reagu para pak ditësh, natyrisht me dyshime jo me konfirmim për çka është duke ndodh. Të akuzuarit në Hagë nuk kanë mbrojtje të nevojshme, kjo ndodh për fajin e institucioneve të Kosovës. Mendoj që institucionet e Kosovës janë palë në anën e prokurorisë. Sipas meje kështu është. E para e punës kur është nxjerë ligji, ka vendos gjykatën me qu jashtë. Nëse e dërgon gjykatën jashtë dije cilat janë shpenzimet. Pos familjarëve që duhet me ia mbulu për vizita e gjithçka duhet edhe për mbrojtje. Mbrojtja tash duhet të jetë profesionale, e plotë me u ballafaqu me prokurorinë e cila i ka të gjitha mundësitë”.
“Prokuroria nuk ka kufizime financiare. Nuk ka kufizime të ekspertëve, nuk ka asnjë kufizim, madje prokuroria në Hagë ka edhe shërbim të vetin intelegjent. Ai shërbim përgjon, vëzhgon, përcjell kush me kë rri. I ke në Kosovë, gjithkund, pas secilit që dyshojnë ata që ka najfarë ideje se mund të sillet ka dëshmitarët, të akuzuarit. Pra, është një shtet në vete i cili ka bazë në Kosovë, rajon e gjithka. Mbrojtjes i duhet financim i nevojshëm me u ballafaqu me një mekanizëm të tillë. Ligjet thojnë palët duhet të jenë barabarta në procedurë. A ka barazi në këtë proces, unë mendoj që jo. Nëse për një moment ka shtrëngim financiar për të akuzuarit për mbrojtjen e tyre, çfarë mbrojtje mund të ofrohet. Nëse në një procedurë të caktuar mbrojtja thotë paret nuk mi keni qitë, çfarë mbrojtje mundesh me marrë aty. Shteti i Kosovës, këta njerëz i ka qu në Hagë, nuk i ka qu gjykata, as prokuroria. Në momentin që është votu ligji për Dhomat e Specializuara, është vendos që këta njerëz me shku në Hagë. Kosova ka përgjegjësi për ta. Nëse abstenon, aq më keq dezerton nga ky proces, mendoj që është palë në procedurë”.
“Dje kemi raportu se në faqen zyrtare të presidencës që për presidente është Vjosa Osmani, janë biografi, duke hy duke lexu. Gjetëm që presidenca në biografinë e Jakup Krasniqit, mes tjerash thotë që “i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”. Presidentja foli për një komplot se dikush ia ka bë. Por jo, ajo është e saktë çka mendojnë në atë institucion dhe këtë qeveri. Nuk ka të bëjë me lëshim. Ka të bëjë me një mllef të akumuluar. Kurgjo nuk është Rexhep Selimi për ta. Hashim Thaçi është i rëndësishëm. Albin Kurti i ka sakrifiku krejt njerëzit e vet. Ka të bëjë me inat të moçëm me atë person”.
“Sot e gjeta një intervistë të Sheshelit. Salih Mustafa në atë kohë ka qenë i dënuar vetëm në shkallën e parë. Thotë “Salih Mustafa me u pas arrestu dhe me u gjyku në Beograd as nuk kishim mundur me dënu me 26 vjet, por vetëm me 15 vjet. Ajo çka është duke bë Gjykata Speciale është në kundërshtim me praktikën, me ligjet të cilat kanë qenë në fuqi”.
“Pra ne kemi mbet në një gjendje ku duhet hallin me na ça Shesheli, për ku kjo është e tmerrrshme. Unë mendoj dhe besoj që shteti i Kosovës duhet me dhanë përgjegjësi për një gjë të tillë. Nuk mundemi ne me u lidh me këto shifra, sepse nëse ti ke kotraktu një avokat që konsiderohet më i miri në botë, Ben Emmerson nuk mund të negociosh në bazë të tarifave që i përcakton shteti i Kosovës. Me atë negocion në bazë të tarifave që i përcakton ai. Dhe nëse Kosova nuk i përmbush këto tarifa, atëherë Ben Emmerson nuk mund të jetë më në proces gjyqësor. Ai në fund të fundit këta i konsideron vetëm klient”.
“Natyrisht në një rast penal që është kaq i madh dëshirojnë të jenë për shkak të karrierës, por nuk i mbrojnë vullnetarisht sepse nuk ia nin atyre me i mbrojt falas. Nuk po ia nin shtetit të Kosovës, e le atyre. Pra, është shqetësuese, duhet të ketë llogaridhënie dhe duhet Kuvendi i Kosovës të merret me këtë çështje. Dhe në asnjë mënyrë të mos ketë kufizime buxhetore për të akuzuarit. Përndryshe, me ia hjek krejt edhe le të dihet kjo punë. Nuk pagun Kosova edhe bani çka doni”./Paparaci