Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të dielen dhe të hënën, në Gjilan kanë hasur në dy kundërvajtës, njëri prej tyre në zonën ku shpejtësia e lejuar është 40km/h, ka vozituar në 127km/h.
Kurse tjetri, në zonën ku shpejtësia e lejuar ësht 50 km/h, ka vozitur me shprejtuei 133km/h.
Të dy kundërvajtësve iu janë shqiptuar gjoba nga 300 euro veçmas, nga tri pikë negative si dhe iu është marrë patentë shoferi në kohëzgjatje prej tre muaj.