Të fundit

Sot nënshkruhet dokumenti për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali

Gjatë ditës së sotme do të bëhet nënshkrimi i dokumentit përfundimtar të marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe homologu i tij shqiptar, Igli Hasani, gjatë vizitës dy ditore të këtij të fundit në Itali.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se kjo marrëveshje vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italiano-shqiptarë, të cilët punuan me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre në vendin shqiptar.

Pas nënshkrimit, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në Kuvendet respektive.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci