Të fundit

Një vit nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Sot, më 6 shkurt është bërë një vit nga tërmeti që goditi Turqinë, ku la mijëra të vdekur e të lënduar.

Në vitin 2023, në orët e para të mëngjesit, një tërmet me magnitudë prej 7.8 shkallësh, ka lënë 53.537 viktima e 107.213 të lënduar, derisa dridhja kishte prekur edhe zonën siriane, ku ishin regjistruar mijëra të vdekur.

Epiqendër e tërmetit ishte zona Antakia, e ky ishte konsideruar tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1939.

Dridhjet ishin dëgjuar edhe në disa shtete të tjera. Më pas ishin regjistruar mbi 30.000 pasgoditje përgjatë tre muajve të pasues, e ekspertët e Kombeve të Bashkuara vlerësuan se 1.5 milionë persona mbetën të pastrehë.

Autoritetet turke kishin regjistruar edhe shumë rrugë të dëmtuara e ndërprerje të linjave të komunikimit.

Për dridhjet patën reaguar edhe autoritetet e Kosovës, duke shprehur gatishmëri për ndihmë.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci