Të fundit

Sot mbahet seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë

Sot në Kuvendin e Serbisë mbahet seanca konstituive, ku do të konfirmohen mandatet e deputetëve të përbërjes së re parlamentare, të 14-të pas vendosjes së sistemit shumë partiak.

Seancën e parë e kryeson deputeti më i vjetër, i cili në këtë përbërje është matematikani Stojan Radenoviq nga lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, ndërsa në punën e tij do ta ndihmojnë katër deputetët më të rinj të parlamentit dhe sekretari i përgjithshëm i parlamentit, transmeton Paparaci.

Pika e parë e rendit të ditës është konfirmimi i mandateve, ku do të krijohet një komision prej tre anëtarësh për të përcaktuar nëse të dhënat nga certifikata e zgjedhjeve të secilit deputet janë të njëjta me të dhënat nga raporti i organit shtetëror serb përgjegjës për zgjedhjen e deputetëve dhe për këtë i paraqet raport Kuvendit.

Pas konfirmimit të mandatit, deputetët bëjnë betimin.

Në vazhdim të seancës së parë, e cila mund të mos jetë në të njëjtën ditë, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit Popullor, nënkryetarët, të emërojnë sekretarin e përgjithshëm, të zgjedhin anëtarët e trupave punues si dhe anëtarët e delegacioneve përhershëm parlamentare në institucionet ndërkombëtare.

Në mbledhjen e re më së shumti deputetë do të ketë lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, e cila ka fituar 129 mandate, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka fituar 65 mandate, lista zgjedhore “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” 18, dhe nga 13 deputetë do të kenë “Shpresa për Serbinë” dhe lista “Ne – zëri i populli”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci