Të fundit

Ferizaj: Dyshohet se dhunoi një vajzë para dy ditësh, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për L.M.m i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.

Në komunikatë thuhet se prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi ka dyshime të bazuara se i njëjti, më 4 shkurt 2024, afër fshatit Soponicë të Kaçanikut, me përdorimin e forcës dhe pa pëlqimin e saj, e ka detyruar viktimën të kryejë akt seksual.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci