Të fundit

Vuçiq: Në Kosovë valuta e vetme legale është dinari, euro është ilegal

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “dinari është valuta e vetme legale në Kosovë” dhe se “Prishtina nuk mund të marrë leje për ta përdorur euron”.

Vuçiqi ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Happy”, se “dikush është duke punuar thellësisht për të ushtruar presion mbi “popullin serb” në Kosovë dhe është duke sajuar veprime, por e rëndësishme është se çfarë mund të bëjë Serbia”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë, aq më tepër që “dinari është valuta e vetme legale në Kosovë” dhe se Prishtina nuk mund të marrë leje për ta përdorur euron. Mali i Zi mundet, sepse ka leje përmes Gjermanisë. Kosova nuk ka asgjë, sa është legale euro në Mal të Zi, aq është ilegale në Prishtinë”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu ka thënë se i ka rënë në dorë raporti që kanë përgatitur dy shërbime dhe se raporti thotë se Serbia është problem sepse nuk e njeh pavarësinë të Kosovës, sepse është tolerante ndaj Dodikut, sepse është poligon nga ku drejtohen mediat ruse, transmeton Paparaci.

Ai ka thënë se, “edhe pse nuk është i sigurt, se evropianët dhe amerikanët nuk duan destabilitet në këtë moment dhe se Kurti po nxiton për shumë arsye”.

“Ai ka një këshilltar për të cilin jam i sigurt se do të flitet më shumë në ditët në vijim, nga Britania e Madhe, me mbiemër gjerman, familja e të cilit ka pësuar shumë në Kosovë dhe që e udhëzon drejt këtyre zgjidhjeve”, ka pretenduar Vuçiqi.

“Megjithatë, gjithçka është pak a shumë – asgjë, krahasuar me mbështetjen që ekziston në disa vende, bazuar në parimin “ju shtyni përpara, ne do t’ju kritikojmë, do të flasim për sanksione, por nuk do të ketë sanksione thelbësore”, ka përfunduar Vuçiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci