Të fundit

Gjykata shtyn ekzekutimin e vendimit për këmbim të pronave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbim të pronës komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.

Sipas njoftimit nga IKD-ja, vendimi s’do të ekzekutohet deri kur Gjykata të vendosë për rastin.

“Gjykata gjeti se me propozimin për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit, IKD ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të sjellte dëm vështirë të riparueshëm. Tutje, Gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe as nuk i sjell dëm të madh palës kundërshtare apo personit të interesuar. Përkundrazi, Gjykata gjeti se pikërisht shtyrja e ekzekutimit të vendimit paraqet interes publik”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Rreth dy javë më parë e kaluar, portali Koha.net raportoi për për votimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndërrimin e një prone private ku nuk lejohen ndërtimet, me një pronë komunale që ka vlerë rreth 20 milionë euro.

Kryetari Rama reagoi disa herë për këtë çështje. Tha se rasti është keqkuptuar.

Ai tha se prona tetë hektarëshe e pronarëve privat, e cila u raportua të jetë në pronësi të ish-bashkëpunëtorëve të Përparim Ramës në projektin e Badovcit, nuk do të këmbehet në tërësi me pronën 20 hektarëshe të komunës.

Në një sqarim për media të premten, i pari i kryeqytetit u shpreh se pronat do t’i nënshtrohen procesit të këmbimit të pronave në Ministrinë e Financave, e cila do ta bëjë vlerësimin e tyre para këmbimit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci