Të fundit

Reagon asamblisti i AAK-së: S’ka pasur sulm fizik, të vërtetën e gjeni në deklaratat tona në stacionin e Policisë në Pejë

Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Labinot Panxha, ka reaguar pas lajmeve në media se kinse ai ka sulmuar fizikisht një punonjës të Spitalit në Pejë.

Panxa i ka mohuar kategorikisht ato që fliten në media dhe të njëjtat i ka porositur që të vërtetën ta kërkojnë në Policinë e Kosovës në Pejë aty ku i kanë dhënë deklaratat.

“Personi për të cilin pretendohet se unë e kam sulmuar, ka ardhur në zyren time me sjellje jo normale dhe i frustruar, arsyet nuk i di, dhe në mënyrë që t’i shmangem ndonjë situate jo të mirë, unë e kam kapur për krahu dhe e kam nxjerrë nga zyra ime dhe i kam kërkuar që të qetësohet e pastaj të vijë me prindin e tij meqenëse të dy janë punonjës të spitalit, dhe të sqarohem për çdo gjë që ai mendon që duhet sqaruar”, ka shkruar Panxha.

“Për të ardhur deri te e vërteta e kësaj situate, i ftojë mediat që t’i marrin deklaratat tona në Policinë e Pejës dhe lehtë do të vërtetohet se a e kam sulmuar unë personin në fjalë”, ka thënë mes tjerash Panxha.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci