Dy persona të vrarë dhe gjashtë të tjerë të lënduar, duke përfshirë tre pjesëtar të Policisë është bilanci i një tentimi për sulm terrorist në Gjykatën e Stambollit.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë qëlluar për vdekje teksa po përpiqeshin të sulmonin gjykatën e Caglayan në Stamboll.
Sipas raportimeve të mediave turke, dyshohet se burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan të martën vonë në mëngjes, postoi Yerlikaya në mediat sociale.
Ministri më vonë njoftoi se dy sulmuesit, një femër dhe një mashkull, u neutralizuan nga Policia si dhe gjashtë persona të tjerë përfshirë tre policë, u plagosën.
Ai gjithashtu tha se terroristët, të identifikuar si EY dhe PB, të cilët u neutralizuan, ishin përcaktuar se ishin anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C.
“Unë përgëzoj oficerët tanë heroikë të policisë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë,” shtoi Yerlikaya.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc ka pohuar se hetimi gjyqësor i nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit në lidhje me sulmin është në vazhdim, duke përfshirë aspekte të shumta.
“Hetimi gjyqësor i nisur nga Zyra jonë e Kryeprokurorit Publik të Stambollit në lidhje me incidentin vazhdon në shumë aspekte”, tha ai në postimin e tij në rrjetet sociale.
Caglayan është një kompleks i madh gjykatash në lagjen Kagithane në anën evropiane të Stambollit.
Turkish police neutralise two DHKP-C terrorists who attacked a checkpoint outside a courthouse in Istanbul, injuring three policemen and three civilians pic.twitter.com/7Oou4ZGh1E
— TRT World Now (@TRTWorldNow) February 6, 2024