Të fundit

Parlamenti i Serbisë: Pankarta – “I vodhët zgjedhjet”, “Kosova është Serbi”

Fillimi i seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë u shënua me protestë të deputetëve të koalicionit “Serbia kundër dhunës” dhe NADA. Deputetët e opozitës ngritën pankarta për vjedhjen e zgjedhjeve dhe për Kosovën, të cilave anëtarët e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet u përgjigjën me performancën e tyre.

Pas intonimit të himnit serb, deputetët e koalicionit “Serbia kundër dhunës” dhe të koalicionit NADA janë ngritur nga bankat e tyre dhe kanë filluar të fishkëllejnë, transmeton Paparaci.

Deputetët e “Serbia kundër dhunës” mbanin pankarta: “I vodhët zgjedhjet”, “Anuloni zgjedhjet” dhe “Hajnat, kthejini mandatet”, ndërsa deputetët e koalicionit NADA kanë nxjerrë pankartën: “Nuk do t’ju kalojë tradhtia. Kosova është Serbi!” dhe “Fitoren në zgjedhje po e paguani me humbje të Kosovës”.

Protestës së opozitës i është përgjigjur Partia Përparimtare Serbe duke vendosur një pankartë në galerinë e sallës së Kuvendit, ku shkruhej: “Hajnat e DOS-it, prapë do ta kishit vjedhë Serbinë”. Nuk bën”, të cilën deputetët e shumicës qeverisëse e përshëndetën me duartrokitje.

Një pjesë e deputetëve të opozitës janë kundërpërgjigjur më pas duke brohoritur: “Vuçiq, hajni!”.

Deputeti i PPS-së dhe ish-anëtari i DS-së, Radosllav Millojçiq Kena, është afruar dhe ia ka rrëmbyer pankartën deputetit të koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Borisllav Novakoviq, e ka grisur dhe e ka hedhur./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci