Të fundit

Karton i kuq i përkohshëm në futboll, gati rregulli i ri

Pas VAR-it, bota e futbollit bëhet gati për një tjetër risi, që me gjasë do të marrë dritën jeshile për t’u eksperimentuar në muajin mars, në mbledhjen e IFAB.

Bëhet fjalë për përjashtimin e përkohshëm të futbollistëve, një rregull i ri që pritet të testohet në FA Cup duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Përjashtimi i përkohshëm parashikon lënien jashtë të një futbollisti për një kohë maksimale prej 10 minutash, megjithatë mbetet ende të përcaktohet kohëzgjatja.

Në kategorinë e faulleve që pritet të ndëshkohen me përjashtim të përkohshëm janë faulle taktikë, por edhe protesta të ashpra të futbollistëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve, transmeton ss.

Bashkë me këtë risi, pritet të diskutohet edhe një ide tjetër, ajo e komunikimit me arbitrin vetëm nga ana e kapitenëve të skuadrave, ashtu si në ragbi.

 

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci