Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin kinez në Beograd Li Ming, të cilit i ka dorëzuar një letër për presidentin kinez Xi Jinping, ku është ankuar për situatës në Kosovë, por ka përmendur edhe “zhvillimin e përshpejtuar të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Kinës”.
“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin e Republikës së Kinës Li Ming. Ia dorëzova letrën që i dërgova Presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimin e shpejtë të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka pretenduar Vuçiqi në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Paparaci.
Sipas fjalëve të tij, ai ka falënderuar ambasadorin Li Ming për “reagimin e fortë dhe të qartë të Ministrisë së jashtme të Kinës lidhur me veprimet e fundit të “papërgjegjshme” të Kosovës, “të drejtuara qartë kundër serbëve të Kosovës”.
Gjithashtu, sipas Vuçiqit, ai i ka dërguar edhe një mesazh urimi presidentit Xi me rastin e Vitit të Ri Lunar, me “urimet më të mira për përparimin e vendit të tij dhe mirëqenien e popullit vëllazëror kinez”./Paparaci.com