Luka Modriç (38 vjeç) ende nuk ka vendosur nëse dhe ku do të luajë futboll sezonin e ardhshëm. Situata e tij në Real Madrid është e pasigurt, ku ai mund të bëhet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit.
Ndeshja e fundit, derbi i Madridit i luajtur të dielën kundër Atletikos në Bernabeu (1-1), i solli një buzëqeshje në fytyrën e tij.
Trajneri i klubit rival, Diego Simeone, ka vërejtur Modriç kur po bëhej gati të futej në lojë në minutën e 76-të. Teksa kroati po i lidhte këpucët, trajneri argjentinas u përpoq t’i tërheqë vëmendjen:
– Luka, Luka, Luka – bërtiti Çolo.
Modriç ngriti kokën dhe argjentinasi bërtiti duke buzëqeshur:
– Ejani të luani për ne!
📹A Simeone lo pillaron bromeando con Modrić en el momento de su sustitución.
🔊Simeone: “¡Luka! ¡Luka!”
“¡Ven a jugar con nosotros!”@DAZN_ES pic.twitter.com/90eXUkyP7i— Real Madrid Universe (@RMCFUniverse) February 5, 2024
Mesfushori kroat qeshi dhe nuk tha asgjë për këtë.
Ka qenë shaka apo jo, interesimi i një prej trajnerëve më të mëdhenj të botës sigurisht që përfiton Luka, i cili po përgatitet për Kampionatin Europian në Gjermani, ku dëshiron të bëjë gjëra të mëdha me kombëtaren kroate, ku në grup me ta ndodhet edhe Shqipëria.
Modriç ka thënë disa herë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Madrid dhe ndoshta rivali i qytetit të Realit do të përfshihet në gjithçka dhe do të përpiqet ta sjellë në Metropolitano mjeshtrin kroat.
Simeone vendosi kontaktet e para me lojtarin…