Të fundit

ATK nuk e dha pëlqimin për pezullimin e rastit penal ndaj Agim Ademit

Rasti ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK, i cili ishte arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim besimi dhe shmangie nga tatimi, nuk do të procedohet tutje, përkundër faktit që pëlqimi për këtë nuk ishte dhënë nga Administrata Tatimore e Kosovës, e cila ishte palë e dëmtuar në këtë rast.

Kodi i procedurës penale të Republikës së Kosovës për raste sikurse ky ndaj Agim Ademit e parasheh që pa pëlqimin e palës së dëmtuar nuk mund të pezullohet ndjekja penale ndaj të dyshuarit/ve.

Se nuk është dhënë pëlqimi për pezullimin e përkohshëm të procedurës penale, e cila i kishte paraprirë hedhjes së kallëzimit penal ndaj Agim Ademit, këtë e konfirmojnë nga vet Administrata Tatimore e Kosovës.

Në kërkesën për caktimin e arrestit shtëpiak, ATK konsiderohet palë e dëmtuar, në vlerë prej 8,337 euro. Kërkesa për arrest shtëpiak ishte bërë më 23 mars të vitit 2023.

“Jo nuk ka marrë prej ATK-së pëlqim. Nuk është që është konsultuar Administrata Tatimore e Kosovës. Jo nuk ka {pëlqim} se i kam pyetur edhe Departamentin ligjor edhe hetimet tatimore” – tha Bytyçi.

Prokurori Ali Ajdini, cili ka nxjerrë aktvendimin për mbylljen e çështjes, ka deklaruar për KALLXO.com se nuk është në dijeni nëse ishte marrë pëlqimi nga ATK-ja para se të pezullohej ndjekja penale ndaj Agim Ademit.

“Nuk jam në zyrë, jam në Drenas, duhet me këqyr lëndën, jo se di, s`po më kujtohet, se di pa e këqyr lëndën”- tha prokurori Ajdini.

Në vendimin për hedhjen e kallëzimit penal i datës 29 shtator 2023, Prokuroria specifikonte se Agim Ademi, M. Ç., A. D., I. A., dhe A. N. kishin përmbushur detyrimet që ia ka përcaktuar Prokuroria në mënyrë që të bëhet hedhja e kallëzimit penal.

Këto detyrime sipas vendimit të datës 27 shtator të vitit të kaluar  i kishin caktuar grupit të Ademit që të paguheshin 13 mijë euro në mënyrë që të aplikohej procedura alternative ndaj tyre.

Kjo procedurë alternative njihet si “Pezullim i përkohshëm i procedurës penale”.

Nga një përllogaritje e thjeshtë del se për pesë të dyshuarit, secili është dashur që t`i paguaj nga 2,650 euro për të mos proceduar tutje rastin me aktakuzë.

Këto para në vlerë prej 13 mijë euro do të deponoheshin në fondin për kompensimin e viktimave.

Sipas Kodit të procedurës penale, një veprim i tillë për aplikimin e procedurës alternative i lejohet prokurorisë, por që duhet të këtë shprehimisht pëlqimin e palës së dëmtuar për t`u aplikuar procedura alternative “Pezullimi i përkohshëm i procedurës Penale”.

“Pezullimi i përkohshëm i procedurës: Prokurori i shtetit, me pëlqimin e të dëmtuarit mund të pezullojë ndjekjen për vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet apo me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet, duke pasur parasysh natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësit, nëse i pandehuri zotohet se do të sillet siç është udhëzuar nga prokurori i shtetit dhe se do t’i përmbushë detyrimet e caktuara që pakësojnë ose mënjanojnë pasojat e dëmshme të veprës penale, duke përfshirë…”- specifikohet në Kodin e procedurës penale.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi më 22 mars 2023 ishte ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë./Kallxo

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci