Të fundit

Vuçiq kërkon që Serbia të ndalojë financimin e Zvezdës dhe Partizanit: Ata e shantazhojnë shtetin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një mesazh të ashpër klubit të Crvena Zvezdës dhe Partizanit duke u thënë se duhet të privatizohen dhe të mos marrin para nga shteti.

Crvena Zvezda dhe Partizani, si dy ekipet më të mëdha në Serbi, marrin çdo vit shuma të mëdha parash nga buxheti i shtetit, gjë që Vuçiqit nuk i pëlqen aspak.

“Problemi ynë më i madh është se ju nuk mund të privatizoni klubet, sepse askush nuk dëshiron të investojë para ku fjalën kryesore e kanë tifozët dhe drejtuesit e klubit. Të gjithë ne që jemi sponsorët e tyre jemi një raketë që vjedh shtetin. Do të më pëlqente të shpenzoja paratë e shtetit këtu… Dhe sa më shumë të japësh, aq më shumë fyerje ‘për Vuçiqin pe***n'”, tha Vuçiq në një konferencë për televizionin “Happy”.

Sipas tij gjërat do të rregullohen atëherë kur klubet të kalojnë në pronësi private.

“Sistemi do të jetë i shëndetshëm kur të kemi pronarë klubesh private. Shikoni Čukarički, TSC dhe Mega. Ata nuk marrin asgjë nga shteti,” tha Vuçiq.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci