Të fundit

Fermerët spanjollë bllokojnë rrugët, i bashkohen protestave të kolegëve të BE-së

Fermerët spanjollë bllokuan trafikun në disa nga autostradat kryesore të vendit të martën, duke iu bashkuar kolegëve në vende të tjera evropiane që protestojnë kundër kostove të larta, burokracisë dhe konkurrencës nga vendet jo anëtare të BE-së.

“Me nuanca të ndryshme, në të gjithë Bashkimin Evropian, ne kemi të njëjtat probleme,” i tha transmetuesit kombëtar TVE, Donaciano Dujo, nënkryetar i ASAJA, një nga shoqatat më të mëdha të fermerëve në Spanjë.

ASAJA dhe shoqata të tjera kishin bërë thirrje për protesta nga e enjtja, por shumë fermerë dolën në rrugë me traktorët e tyre të martën, duke bllokuar trafikun në të gjithë vendin nga Sevilja dhe Granada në jug deri në Giron pranë kufirit francez, thanë autoritetet e trafikut, raporton Reuters.

Ashtu si kolegët në Francë, Belgjikë, Itali dhe Portugali, fermerët spanjollë ankohen për peshën në rritje të burokracisë evropiane, çmimet e ulëta të prodhimit dhe kostot në rritje.

Ata thonë se kërkesa e rregullave të vendosura ndaj fermerëve të BE-së për të mbrojtur mjedisin i bën ata më pak konkurrues se kolegët në rajone të tjera, si Amerika Latine, etj.

Gjatë ditëve të fundit, bllokadat në Francë dhe Belgjikë janë përshkallëzuar ndonjëherë në përleshje të dhunshme me policinë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci