Të fundit

Mbreti Charles me kancer, Sunak: U kap në fillesat e saj

Sëmundja e mbretit Charles u kap në fillesat e saj, tha kryeministri britanik Rishi Sunak teksa i uroi monarkut shërim të plotë.

Mbreti Charles, 75 vjeç, po përballet me trajtim për kancerin pasi mori një diagnozë tronditëse gjatë shtrimit të fundit në spital për shkak të prostatës së zmadhuar. Ai ka shtyrë të gjitha detyrat e tij publike dhe ka filluar kujdesin mjekësor në Londër nën mbikëqyrjen e ekipit të tij të specializuar të mjekëve.

Sunak tha se ai mbeti “i tronditur dhe i trishtuar” kur iu tha për diagnozën. Kryeministri britanik u shpreh për BBC. “Të gjitha mendimet tona janë me të dhe familjen e tij.

“Fatmirësisht, kjo është kapur herët”. Sunak tha se shpresonte që Mbreti Charles “të marrë trajtimin që i nevojitet dhe të shërohet plotësisht… Unë sigurisht që jam në kontakt të rregullt me të dhe do të vazhdoj të komunikoj me të si normalisht” u shpreh kreu i Ekzekutivit të Britanisë së Madhe.

Buckingham Palace njoftoi te hënën në mbrëmje se mbreti Charles, i cili mori fronin 17 muaj më parë, ishte me kancer. Familja mbretërore ka kërkuar privatësi për gjendjen shëndetësore të monarkut britanik.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci